Telegrafi

Rregulloni ushqimin, rregulloni zorrët

Për të zgjidhur problemin gjithmonë është me rëndësi që me kohë t’i njihni shkaqet. Në rastin e konstipacionit, shpeshherë për shërim mjafton vetëm përshtatja e ushqimit. Ja çfarë duhet të hani për të lehtësuar këto probleme.

Nevojitet përdorimi i drithërave, i shumë perimeve e pemëve – këto janë ushqime të cilat përmbajnë fije celuloze, të cilat përmirësojnë tretjen, e zmadhojnë volumin e jashtëqitjes. Është mirë të konsumohen prodhime qumështore të fermentuara, krahas përdorimit të 1,5-2 litrave lëngje në ditë.

Aktiviteti trupor, siç janë shëtitjet e lehta ditore, po kështu ndihmon funksionimin e zorrëve.

Po ashtu, është me shumë rëndësi të dëgjosh trupin tënd dhe të mos ndalohet me zor nevoja për zbrazje, kurdo që ajo të shfaqet.

Nëse nuk arrihet ritmi normal i jashtëqitjes, domethënë nëse problemet rreth tretjes zgjasin, është mirë t’i paraqiteni mjekut i cili do ta vërtetojë nëse është fjala për çrregullim funksional të tretjes apo për ndonjë sëmundje serioze.

Nëse konstatohet se është fjala për çrregullim të procesit të tretjes, mjeku mund të propozojë laksativin nëse për këtë nuk ka kundërindikacione. Laksativët janë ilaçe për shërimin e kapsllëkut akut. Nëse përdorimi zgjat më shumë se dy javë, atëherë laksativët merren nën mbikëqyrjen e mjekut. /Mjeku.net/Telegrafi/