Site icon Telegrafi

Rregullojnë trafikun të maskuar si zebra

Pasi që rrugët në kryeqytetin bolivian janë shumë të rrezikshme, qeveria ka vendosur që “me një gur të vras dy zogj”, respektivisht që rrugët t’i bëj më të sigurta duke i angazhuar në këtë punë tinejxherët “problematik”.

Të veshur me kostume si zebra ata ndihmojnë në rregullimin e qarkullimit të këmbësorëve dhe automjeteve. Shumë pjesëmarrës të këtij projekti në të cilin prej vitit të kaluar merr pjesë edhe Fondacioni për të rinj, janë viktima të problemeve shoqërore, ish-narkomanë apo tinejxherë të cilët jetojnë në rrugë.

Qeveria boliviane shpreson se kjo ide do të pranohet edhe nëpër qytetet tjera të vendit.

Exit mobile version