Site icon Telegrafi

Rregullohet tubi, stabilizohet gjendja e furnizimit me ujë në lagjet e Prishtinës

Foto: Arkiv/Ilustrim

Sot në lagjen Bregu i Diellit për shkak të shpërthimit të një tubi magjistral që transporton ujin, disa lagje të Prishtinës sot kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Lagjet të cilat patën ndërprerje janë Pallati i Drejtësisë, Veterniku, Mati 1, Bregu i Diellit (Zona Lindje, Zona Jugu, Perëndimi) Aktashi I dhe Aktashi II.

Drejtori i Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë për Telegrafin se furnizimi po shkon drejt stabilizimit.

Lexo po ashtu Dëmtohet gypi, mbesin pa ujë qytetarët që furnizohen nga Badoci

“Ujësjellësi njofton se furnizimi po shkon drejt stabilizimit për zonat që sot patën mungesë të ujit. Gjatë ditës u intervenua në dy linja magjistrale që furnizojnë Qytetin e Prishtinës.

Tubacioni i Çelikut DN-600mm është sanuar në orën 18:00, i dëmtuar nga kontraktori i komunës, ndërsa tubacioni nga materiali PE DN 600mm i dëmtuar në orët e hershme të mëngjesit është sanuar sonte në orën 21:00”, ka thënë Abdullahu./Telegrafi/

Exit mobile version