Kjo është vizita e dytë që po realizohet në kuadër të një praktike të re në Komunën e Prishtinës, ku për çdo tender që hapet për projektet e infrastrukturës, obligohen kompanitë ta vizitojnë punishten bashkë me përfaqësuesit e Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale.
Në ndërkohë, sot është bërë hapja e ofertave për tenderin për rregullimi e përroit dhe kanalizimit në Shkabaj në drejtim të lagjeve Arbëria dhe Kodra e Trimave, oferta këto të cilat do të vlerësohen nga komisioni vlerësues në ditët në vazhdim, me ç’rast do të shpallet edhe fituesi i tenderit. /Telegrafi/