Komuna e Prishtinës ka rregulluar problemin që ka qenë me ndriçim publik në dy lagje.
Problemet janë rregulluar pas ankesave të qytetarëve në platformën “Ndreqe.com”, transmeton Telegrafi.
“2 ankesa për ndriçim publik të raportuara nga qytetarët në lagjen Bregu i diellit në Kryeqyteti Prishtina janë rregulluar nga komuna”, thuhet në njoftim.
Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë për problemet e ndryshme në platformën “Ndreqe.com”.
Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android./Telegrafi/