Kritikave iu është dhënë fund, pas rregullimit të pjesës së përparme që konsiderohej si e shëmtuar
Kur është prezantuar Chevrolet Camaro SS, askujt nuk i ka pëlqer pjesë e përparme, që përfshinte një grill shumë të errësuar, transmeton Telegrafi.
Meqenëse kompani i merr shumë seriozisht ankesat e klientëve dhe njohësve të automobilizmit, ka bërë ndryshime në modelin e ri.
Ndryshimet nënkuptojnë se modelit actual, i ëshë larguar grilli i errët dhe vitin që vjen, do ta shohim me një tjetër më të hapur dhe pa shumë pjesë metalike.
“Klientët flasin dhe ne i dëgjojmë, ndërsa veprojmë duke u bazuar në kërkesat e tyre” ka thënë mes tjerash Steve Majors, drejtor në Chervrolet.
Sipas tij, ndryshimet në Chevrolet Camaro janë konsideruar positive dhe mbeten vetëm edhe disa elemente për ta kompletuar modelin. /Telegrafi/