Tashmë është rregulluar oborri i shkollës “Abdullah Shabani” në Mitrovicë.
Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, shkruan Telegrafi.
Tahiri ka thënë se tash oborri i kësaj shkolle është edhe një vend i sigurtë për nxënësit.
“Oborri i shkollës “Abdullah Shabani” ka marrë pamje krejt tjetër dhe tani është jo vetëm i bukur, por edhe i sigurt për nxënësit e kësaj shkolle”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, kjo shkollë e ka merituar të ketë “një infrastrukturë më dinjitoze”.
“Një ndër shkollat më të vjetra dhe me më së shumti nxënës, ‘Abdullah Shabani’ e ka merituar një infrastrukturë më dinjitoze dhe rregullimi i oborrit të saj nuk do të jetë projekti i vetëm”, ka thënë ai. /Telegrafi/