“Komuna na ka premtuar që do të paguaj naftën për ndeshjet e ardhshme. Deri në ndeshjen e fundit kundër Galil Gilboas, e kemi paguar me mjete tona personale. Pajisjen e palestrës me kalorifer (energji elektrike), e kemi bërë ne dhe një pjesë skuadra e hendbollit Besa. Ndërsa, komuna ka premtuar që faturat mujore të energjisë elektrike të paguhen prej saj”, pohoi Gashi.
Tutje ai vazhdoi duke thënë se kjo do të jetë në të mirë të skuadrës edhe gjatë stërvitjeve të cilat do t’i bëjnë. Peja stinorin vjeshtor në ETC Superligën përfundoi në pozitën e parë duke u shpallur kampione vjeshtore me 27 pikë të tubuara. Nga ana tjetër, edhe i pari i skuadrës së Besës në basketboll, Arbër Elshani e ka mirëpritur ndihmën e Komunës, duke e cilësuar si një punë shumë të mirë. /Tribuna/Telegrafi/