Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” njoftuan se ka përfunduar sanimi i defektit në linjën e Leshnicës.
“Pas një pune intensive, punëtorë të ndërmarrjes nga Ujësjellësi dhe Kanalizimi kanë arritur të rregullojnë defektin ne gypin fi-500, i cili si rezultat i rrëshqitjes së dheut ishte dëmtuar, duke marrë parasysh terrenin e papërshtatshëm dhe kushtet klimatike. Ju falemnderojmë për mirëkuptimin! Me respekt”, thuhet në njoftimin e NPK “Tetova”.
Ata shtojnë se do të normalizohet furnizimi me ujë dhe se momentalisht sistemi merr 70 litra.
Ndryshe, tani qytetarët e Tetovës kishin probleme me furnizimin me ujë që nga dita e martë dhe kishte ndërprerje të ujit./Telegrafi/