Telegrafi

Rregullohen shtyllat, nuk ka më vetura në Çarshinë e Vjetër në Shkup (Video)

Është rregulluar problemi me veturat të cilat hynin e dilnin nëpër rrugët e çarshisë. Kryetari i shoqatës së Esnafëve të Çarshisë, Bejtulla Morina, thotë se veturat që frekuentonin brenda çarshisë shkaku i një defekti të shtyllave që duhej të pengonin hyrjen e veturave, përpos se ishin një pengesë e madhe për dyqanxhinjtë, ato jepnin edhe një pamje të keqe për çarshinë, si lokalitet turistik.

“Normal që rregullimi i çështjes së parkingut për veturat që hynin në Çarshi ishte një fotografi shumë e keqe, dhe i sugjeruam Komunës dhe kryetarit të Komunës dhe me një bashkëpunim të mirëfilltë me ata e rregulluam këtë problem dhe tash u mbyll hyrja në Çarshi dhe nuk ka asnjë problem. Dmth filluan shtyllat të funksionojnë sikur që kanë funksionuar në fillim. Tash nuk kemi probleme, nuk kemi ankesa nga zejtarët e Çarshisë”, tha Morina, raporton TV Shenja.

Morina thotë se tejkalimi i këtij problemi, tregon se çështjet mund të rregullohen, nëse ekziston vullneti i mirë i palëve të përfshira. Ai thekson se shoqata e esnafëve, ekziston për të detektuar problemet me të cilat përballet çarshia dhe për të alarmuar për të njëjtat.

”Normalisht që kur ka vullnet…mu për atë esnafi i Çarshisë figuron këtu. Nuk jemi për disa probleme tjera, se çështje madhore ne nuk mundemi të bëjmë, mirëpo ne mund të ju tregojmë për anomalitë të cilat ne Çarshi paraqiten, dhe me një bashkëpunim të mirefilltë me ata mund t’i rregullojmë të gjitha gjërat nëse ata shprehin vullnet. Ne jemi mu për atë që t’i detektojmë anomalitë, dhe çdo anomali që paraqitet në Çarshi i paralajmërojmë, si ata të pushtetit lokal, si ata të pushtetit qendror dhe me një bashkëpunim të mirëfilltë besoj se gjithmonë këto probleme do të evitohen me kohë”, deklaroi Morina.

Edhe përskaj faktit se veturat tanimë nuk enden nëpër Çarshi, Morina thotë se edhe më tej përpallen me mungesën e një vendi për parkim, i cili do të ndihmonte në rigjallërimin e Çarshisë. /Telegrafi/