Telegrafi

Rregullimi i shtëpisë: Dhoma e bebes në stilin e këndshëm boho

Ylli televiziv i rrjetit HGTV, Christina Anstead, aktualisht pret të lindë beben e tretë, ndërkaq në profilin e vet në Instagram ka ndarë videon me të cilën tregon dhomën e rregulluar të bebes e cila do të lindë së shpejti

Ylli i serisë “Flip apo flop”, në të cilën ajo dhe tani ish-bashkëshorti i saj, Tarek El Moussa, kanë rinovuar shtëpinë e vjetër dhe i kanë dhënë formë moderne, u ka lejuar fansave të vet që t’ia hedhin një sy këtij këndi të mrekullueshëm të shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Dhoma e mrekullueshme, me plot rreze, e mobiluar me mobilie të bardha, me tapeta shtresore dhe detaje boho.

Yjet mbi krevatin e vogël, kolovajza në formë të kalit të Nilit i japin vulë të veçantë kësaj hapësire të butë me ngjyra neutrale.

Monotoninë e nuancave të ngjyrës së zezë, të bardhë dhe bezhë e thyejnë bimët e gjelbra, ndërkaq në dhomën e bebes gjenden edhe lodrat nga mëndafshi dhe veturat e vogla, por të gjitha me masë dhe në vendin e vet.

“Jam e ngazëllyer që po ndaj me ju dukjen e dhomës së bebes sonë”, ka shkruar ylli televiziv tridhjetëvjeçar, duke theksuar që kanë mbetur vetëm edhe tetë javë deri në lindjen e fëmijës së saj të tretë, e para me bashkëshortin e ri, Anthony Anstead, gjithashtu moderator televiziv.

Nga martesa e parë Christina ka vajzën tetëvjeçare Taylor dhe djalin tre vjeç e gjysmë, Brayden.

/Telegrafi/