E dini mirë, nuk ka asgjë më bukur se pirja e kafes së parë të mëngjesit në ballkonin përplot me lule derisa ju ngrohin rrezet e para të diellit
Nëse ende nuk keni filluar me punët, ju kemi përgatitur disa ide për dekorim të cilat mund t’ju jenë të dobishme dhe interesante, transmeton Telegrafi.
Mënyra më e thjeshtë që të rregulloni ballkonin për pranverë është që të shtoni lule në saksi, apo në vazo në mënyrë që të krijoni atmosferën e vërtetë pranverore.
Nëse nuk keni hapësirë të mjaftueshme, përdorni saksi të cilat do t’i varni në mur.
Nëse keni mundësinë e këtillë do të jetë fenomenale që në tarracë të vendosni kolovajzë.
Shikoni edhe disa ide se si ballkoni të bëhet këndi juaj i pëlqyer për pushim:
/Telegrafi/