Hyrja e kapitalit arab në tregun e futbollit në vitet e fundit ka ndryshuar tërësisht situatën dhe sot ka ardhur një histori e re për një transferim të jashtëzakonshëm nga Arabia Saudite.
Në Pro Ligën e Arabisë Saudite (rangu elitar), u realizua një transferim i çuditshëm mes Al-Shabab dhe Al-Hilal, ku një futbollist emri i të cilit nuk ishte aspak i njohur, Moteb Al-Harbi, kaloi nga njëri ekip tek tjetri.
Bëhet fjalë për një mbrojtës të majtë 24-vjeçar, për të cilin mediat saudite thonë se është një nga lojtarët më të mirë në atë pozicion në kampionat, por fakti që është paguar 29 milionë euro duket krejtësisht i çmendur.
🚨Al Shabab a reçu 123 millions de riyals saoudiens (soit 30 millions d’euros), ainsi que le crack Musab Al Juwayr (21 ans), en prêt pour une saison.
Al Hilal remercie le prince Al Waleed bin Talal pour avoir financé l’intégralité du transfert de Moteb Al Harbi au club. 😱
🔵⚪️ https://t.co/wBsG7hEZiE pic.twitter.com/0tawbW9MSQ
— SPL 🇸🇦 (@ActuSPL) September 1, 2024
Vlera e Al-Harbit në Transfermarkt vlerësohet vetëm 800 mijë euro, ndërsa Al-Hilal pagoi 36 herë më shumë për të dhe gjithçka duket të paktën e çuditshme.
Shpjegimi i vetëm për një çmim të tillë mund të qëndrojë në faktin se futbollistët cilësorë sauditë janë një gjë e rrallë dhe klubet në Ligën Pro të Arabisë Saudite tani janë të kufizuara në regjistrimin e maksimumit te tetë të huajve.
Ardhja e Al-Harbit, shkruajnë mediat saudite, hap mundësinë për largimin e Renan Lodit, i cili luan në të njëjtin pozicion, e për rrjedhojë edhe regjistrimin e Neymarit të dëmtuar aktualisht. /Telegrafi/