Telegrafi

Rregulli i pesë zëvendësimeve pritet të mbetet në fuqi edhe për sezonin e ri

IFAB thuhet se ka vendosur t’i japë mundësi të përmbahet me rregullin që lejon klubet të bëjnë pesë zëvendësime për një sezon tjetër.

Liga kryesore evropiane morën vendim për të aplikuar pesë zëvendësime pas rikthimit të futbollit pas tre muajsh pauzë shkaku i coronavirusit.

Ky vendim erdhi për të ndihmuar në mbrojtjen e lojtarëve, pas ndeshjeve të shpeshta, por pritej që të ishte vetëm vendim i përkohshëm.

Por, tani Athletic raporton se Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka vendosur të japë një zgjatje edhe për sezonin e ri 2020/21.

Sipas kësaj faqe, ligjvënësit e futbollit botëror argumentojnë se ‘fillimi i vonshëm i sezonit të ardhshëm do të çojë në të njëjtat shqetësime për mirëqenien e lojtarëve’.

Dy ndryshime shtesë fillimisht u panë si një përfitim, por disa trajnerë në ligat kryesore evropiane kanë qenë të zëshëm në lidhje me preferencën e tyre për tre zëvendësime.

Konsensusi i përgjithshëm është se vendimi i Shoqatës për pesë zëvendësime favorizon klubet më të mëdha që kanë më shumë lojtarë. /Telegrafi/