Telegrafi

Rregulli i ‘çmendur’ që synon ta inkuadrojë FIFA në “Katar 2022” pritet t’i acarojë lojtarët

FIFA po planifikon që të bëjë një ndryshim të ndjeshëm në këtë Kampionat Botëror që mbahet në Katar në fund të këtij viti.

Shtëpia e futbollit botëror tashmë ka njoftuar se futbollit do t’i pësoj disa ndryshime në vitet e ardhshme, ndërsa në këtë vit do të hyjnë disa rregulla në fuqi.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, FIFA dëshiron që një ndeshje që është 90 minuta, të zgjatet në 100 minuta.

Lexo po ashtu Nga çmenduria e tifozëve të Nigerisë në eliminimin prej Ganës, vdiq doktori i FIFA-s

Kjo natyrisht se mund të has në pakënaqësi, shkaku që nëse një përballje përfundon me barazim, atëherë do të ketë vazhdime nga dy herë 15 minuta dhe ekzekutimi i penalltive.

Kjo do të bënte që të luheshin mbi 130 minuta futboll, duke vënë lojtarët në një pozicion rraskapitës dhe do të ishte e vështirë të rikuperoheshin për një duel të radhës.

Po ashtu, lëndimet e lojtarëve do të ishin edhe më prezente dhe kjo do të pamundësonte garimin. /Telegrafi/