Telegrafi

Rregullatori shëndetësor francez miraton vaksinën e Moderna

Rregullatori mjekësor francez, Autoriteti i Lartë i Shëndetit (HAS), ka miratuar vaksinën e kompanisë amerikane Moderna kundër coronavirusit.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vendimi vjen pasi Agjencia e Evropiane e Barnave e miratoi të mërkurën vaksinën e Moderna-s.

HAS vuri në dukje se Moderna ishte “vaksina e dytë në dispozicion për të luftuar coronavirusin në Francë” pas Pfizer-BioNTech, dhe se “kjo do të ndihmojë amplifikimin e fushatës së vaksinimit”.

Të enjten, ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran, tha se 50 mijë dozat e para të Moderna-s do të shpërndahen të hënën, duke synuar të arrijë mbi 2 milionë doza në qershor.

“Në përgjithësi, ne presim pak më shumë se 100 mijë vaksina për muajin janar, 500 mijë të tjera në shkurt, pak më shumë se një milion në mars dhe në muajin prill dhe mbi 2 milion në maj dhe qershor”, u shpreh Veran. /Telegrafi/