Site icon Telegrafi

Rregullat e veshjes në dasmë

Më poshtë do të përmendim rregullat që Living këshillon për dasma, për t’u dukur gjithmonë me stil dhe aspak të ekzagjeruar.

• Rregulli kryesor është që ju të mos visheni komplet me të bardhë ose të zezë. Është shumë e rëndësishme të dinë se nuk mund të visheni komplet me të bardhe ose me të zezë. Me fustanin e bardhë vishet vetëm nusja, kurse e zeza duhet të jetë shumë e veçantë dhe i përshtatshëm për festë.

• Zgjidhni ngjyrat e buta si: pastel, rozë, çokollatë.

• Fustani duhet të ketë një gjatësi të përshtatshme dhe nuk duhet të jetë shumë i hapur. Ai nuk duhet të jetë as shumë i shkurtër, as shumë i gjatë. Shmangni rrobat seksi: duhen kursyer rrobat shumë transparente, apo të shkurtra duke qenë se nuk janë adekuate për rastin.

• Shmangni bizhuteritë e mëdha dhe përdorni një pediker të përsosur që të duket nga sandalet tuaja. /Telegrafi/
 

Exit mobile version