Pas një urdhri të gjykatës për të ribashkuar më shumë se 2,000 fëmijë të emigrantëve të cilët ishin ndarë nga prindërit e tyre në maj dhe qershor, administrata Trump ka udhëzuar agjentët e emigracionit t’u japin këtyre prindërve dy mundësi: të largohen nga vendi me fëmijët – ose të largohen nga vendi pa ta.
Direktiva e re nuk lejon që prindërit të ndahen nga fëmijët e tyre nën politikën e “tolerancës zero” të Presidentit Trump për t’u ribashkuar me fëmijët e tyre derisa ata presin një vendim mbi azilin, një mbrojtje e kërkuar nga mijëra familje emigrante që largohen nga dhuna në Amerikën Qendrore.
Nën zero tolerancë, agjentët e emigracionit ishin udhëzuar të ndanin të gjithë fëmijët nga prindërit e kapur duke kaluar në mënyrë të paligjshme. Trump e ktheu atë vendim me një urdhër ekzekutiv të 20 qershorit, por nuk siguroi një rrugë të qartë drejt ribashkimit për më shumë se 2,300 fëmijë që tashmë ishin ndarë.
Prindërit dhe fëmijët që hynë në SHBA pas 20 qershorit mbahen së bashku në paraburgim.
Ligji për azil dikton që emigrantët duhet të lejohen të bëjnë një kërkesë azili përpara një gjyqtari edhe nëse atyre u është dhënë një urdhër deportimi. Avokatët e të drejtave të emigracionit thonë se duke i detyruar prindërit të zgjedhin menjëherë ndërmjet largimit nga vendi me ose pa fëmijët e tyre, do të thotë se ata janë penguar në mënyrë efektive për të kërkuar azil.
“Një fëmijë kurrë nuk duhet të mbahet peng për të detyruar një prind për të hequr dorë nga e drejta e tyre ligjore për të kërkuar azil,” tha Wendy Young, president i organizatës së fëmijëve në nevojë. /kp/Telegrafi/