Çfarë kanë të përbashkët një restorant vegjetarian, një sallon flokësh, një kopsht për fëmijë dhe një agjenci e lajmeve hulumtuese?
Për rrjetin social Facebook, ata janë të dyshimtë si aktivistë politikë.
Facebook ka miratuar kështu rregulla të reja për vendosjen e reklamave në profilet e bizneseve, pak muaj pasi u përball me kritika për dështimin për të parandaluar ndërhyrjen propagandistike gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016, përcjell Telegrafi.
Me rregullat e reja, kompanitë që duan të bëjnë reklama politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të provojnë se jetojnë në një prej shteteve dhe duhet të njoftojnë audiencën e tyre se reklama është sponsorizuar me para. Çdo reklamë, për të cilën Facebook mendon se ka përmbajtje politike, do të ruhet në një bazë të dhënash publike.
Megjithëse sistemi i ri i rregullave ka për qëllim të shmangë mashtrimet dhe abuzimet me informacionin nga agjentët e jashtëm, shumë biznese që nuk kanë lidhje me agjencitë e medies, ankohen se sistemi i Facebook gabimisht i ka kategorizuar reklamat e tyre si përmbajtjen politike. /Telegrafi/