Site icon Telegrafi

Rregullat e reja për viza amerikane mund të censurojnë postimet online

Për shumë të huaj, hyrja dhe qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Së fundmi, presidenti Trump dhe administrata e tij i kanë dhënë një dimension krejt tjetër politikave të tyre anti-imigracionet duke kërkuar nga të huajt që të japin informacione të detajuara në lidhje me prezencën e tyre online.

Sipas planit, çdo aplikant për viza do duhet të ofrojë  emrat e llogarive të tij online në pesë vjetët e fundit. Përveç procedurave formale aplikantët duhet të plotësojnë një dokument në të cilin shënohen emrat e emailit dhe disa llogarive të përdorura në mediumet më të shpeshta online si Facebook ose Twitter.

Niveli i kontrollit duke të ketë marrë përmasa të gjera, ngaqë autoritetet amerikane po kërkojnë informacione edhe nga aplikacionet në të cilat është pak e besueshme të komunikohet qëndrimi ndaj çështjeve që lidhen me SHBA-të.

Tinder është një aplikacion i zhvilluar për njerëzit që duan të gjejnë partnerë potencialë online dhe viteve të fundit ka përjetuar një rritje të madhe në numrin e shfrytëzuesve. Tinderoplus.com një platformë e informimit online për përdoruesit e këtij mediumi online ka gjetur që shumë aplikantë për viza në ambasadat amerikane jane kërkuar të ofrojnë të dhëna bazike për llogaritë e tyre në Tinder. Madje në disa raste aplikantët janë thirrur në intervista dhe janë pyetur edhe për profilet e njerëzve me të cilët ata komunikojnë. Në anën tjetër disa aplikantë kanë pranuar që iu është refuzuar viza për shkak se aktiviteti i tyre online është vlerësuar si i dyshimtë.

E tëra filloj me një raportim të agjensisë së lajmeve CNN në Mars të vitit 2018 i cili njoftonte se Departamenti i Shtetit po planifikonte që të merrte për bazë aktivitetin online gjatë shqyrtimit të aplikacioneve për viza.

Arsyetimi i autoriteteve amerikane ishte se njohuria më e gjerë mbi aktivtetin e aplikantëve mund t’i ndihmojë në identifikimin e personave që paraqesin rrezik potencial për sigurinë e vendit.

Autoritetet amerikane pohuan se njohuria më e gjerë mbi aktivitetin online të aplikantëve mund t’i ndihmojë ata në identifikimin e personave që paraqesin rrezik potencial për sigurinë e vendit.

Politikat e ashpëra të immigracionit kanë qenë një temë qendrore e fushatës elektorale të presidentit aktual. Pasi ai more kreun e lidershipit në SHBA efekti i tyre u bë i menjëhershëm.  Niveli i kontrollit u shtua dhe kriteret u ashpërsuan tej mase duke i bërë shumë banorë të përkohshëm të ndihen të pasigurt dhe shumë të tjerë të heqin dorë nga mundësia për të udhëtuar drejt SHBA. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version