Site icon Telegrafi

Rregullat e buzëkuqit

1. Trajtojini buzët ashtu siç trajtoni fytyrën tuaj. Hiqni emulsionin, përdorni larës, hidratojini buzët.

2. Zgjidhni kohën e duhur. Nëse do të konsumoni ushqim përpara se të dilni, mos vini buzëkuq, pasi do të jeni gjatë gjithë kohës e shqetësuar se mos e prishni. Përdoreni ngjyrën tuaj të preferuar, pas të ngrënit.

3. Gjeni ngjyrën që ju shkon.

4. Përdorni një krem ose losion që mbulon poret dhe gjithashtu ndihmon në ruajtjen e ngjyrës gjatë gjithë ditës.

5. Lapsi i buzëve mund të jetë miku juaj më i mirë ose armiku më i tmerrshëm. Zgjidhni lapsin e duhur dhe buzëkuqi do të qëndrojë perfekt.

6. Filloni në mes. Filloni aplikimin e buzëkuqit në qendër të buzëve dhe drejtohuni drejt anëve. Kështu duart tuaja do të kenë fituar qëndrueshmëri dhe do të gaboni më pak, kur vjen puna te vijat anësore.

7. Theksoni formën në qendër të buzës së sipërme dhe atë në buzën e poshtme. Kjo do të reflektojë dritën, duke i bërë buzët tuaja të duken më të plota.

8. Hiqeni para se të flini.

9. Gjithmonë bëni një ditë pushim, këshillon Anabel. Lejojini buzët të qëndrojnë natyrale, të paktën një ditë në javë.

10. Nëse e teproni me buzët, mbajeni grimin e syve minimal. /Telegrafi/
 

Exit mobile version