Site icon Telegrafi

Rregulla themelore për seks nëpërmjet telefonit: Ja çka duhet patjetër të bëni

Disa femra mund të ankohen për faktin që bashkëshortin gjithmonë e kanë pranë, mirëpo kjo nuk do të thotë që seksi nëpërmjet telefonit të jetë tabu. Madje edhe ata mund të kenë seks nëpërmjet telefonit në dhoma të ndryshme

Rëndësi kanë vetëm telefoni dhe dëshira.

Bëni planin sipas të cilët do të zhvillohet aksioni. Mund të mendoni fotografi dhe pamje imagjinuese. Ju, p.sh., jeni Penelope Cruz me gjoksin “nr. gjashtë”.

Bëni atmosferë intime

Dritaret të errëta, pelerina dhe “peliçja”, takat në këmbë – vetëm sa do ta ndezin atmosferën tuaj. Ah po, mashkulli nuk mund t’ju shohë, mirëpo nuk do të duhej që të liroheni, transmeton Telegrafi.

Krijoni atmosferë romantike në dhomë:

– drita të errësuara,
– qirinj,
– muzikë relaksuese, seksi

Për të ndier disi praninë e partnerit, mund të spërkatni dhomën me pak parfum të tij.

Bisedoni me zë seksi

Rëndësi të madhe nuk ka vetëm ajo që ju thoni, por si e thoni atë. Le të “zgjaten” fjalët tuaja dhe të jenë tendencioze. Do të bindeni që zëri juaj është pak më i lartë se sa pëshpëritja. Njësoj vlen edhe për mashkullin: Mos i mbani emocionet të ndrydhura.

Tregimi erotik

Seksi nëpërmjet telefonit është mënyra e shkëlqyeshme që të realizoni atë që e keni ëndërruar, por që nuk e keni thënë zëshëm. Për shembull, mund të provoni seksin sikur në filma. Përse të mos huazoni tregimin nga filmi i adhuruar?

Me siguri keni fantazi të ngjashme. Është koha ta provoni. Parimisht, mos ngurroni që t’i plotësoni dëshirat tuaja.

Seksi nëpërmjet telefonit teorikisht zgjat aq sa zgjat edhe marrëdhënia seksuale. Është me rëndësi që t’i kushtoni më shumë kohë paralojës, por të mos fundoseni me kokë në proces. /Telegrafi/

Exit mobile version