Si ta gjeni bazën ideale?
Çelësi është që baza juaj të përmbajë më shumë pigmente të verdha. Shumë femra do të thonë se preferojnë notën rozë, por më natyrale janë bazat që mesatarisht kanë një nuancë të pakët të ngjyrës së verdhë që anon kah ajo rozë.
Gjërat që femra duhet t’i ketë në çantë
Ju nevojitet krem hidratues (mund të jetë me ngjyrë). Po ashtu, diçka që keni në çantë duhet të përmbajë edhe faktorin mbrojtës nga dielli SPF, qoftë krem, qoftë bazë – nëse e përdorni. Ju nevojitet edhe krem për hapësirat përreth syve, korrektor për qeska, për ditët kur ndiheni të lodhur. Më pas bojëkuqi – kur një herë ta keni gjetur nuancën e duhur, e keni arritur qëllimin. Nuanca e duhur duhet të duket e ngjashme me fytyrën tuaj. Bojëkuqi mund të jetë e ngurtë apo pluhur.
"Për ta rrumbullakuar, top 5 gjërat e domosdoshme në çantën tuaj duhet të jenë: kremi për hapësirat përreth syve, kremi hidratues, bojëkuqi, korrektori dhe maskara (për qerpikë apo vetulla)", thotë Soane.
Si t’i definoni sytë?
Nuk është gjithçka në ngjyrën e hijes për sy, por në linjën e syve. Nëse ju duhet të zgjidhni, gjithmonë përcaktohuni për “eyeliner”, sepse definon sytë dhe ju dhuron formë. Hija për sy është sekondare.
Vënia e bronzuesit dhe bojëkuqit
Vendoseni në ballë, hundë, faqe dhe mjekër. Këshilla më e mirë për vënien e bojëkuqit është – buzëqeshni dhe vendoseni në pjesën e sipërme të faqeve, nga mollëzat nga maja.
Mbulimi i qeskave
Korrektorët shpesh janë me ngjyrë rozë apo me ngjyrë pjeshke, si dhe kanë rolin e neutralizimit të pjesëve që janë nën sy; e më pas vendosni ndriçuesin. Pse janë me të mirë se pudra? Sepse janë më të lëngshëm dhe se i shkon për shtati lëkurës së hollë nën sy.
Heqja e grimit
Kurrë mos bëni presin në hapësirat përreth syve, prekni me kujdes dhe butësi. E njëjta këshillë vlen edhe kur ta keni vendosur grimin, por edhe derisa e hiqni atë. Këto janë hapësira shumë të ndjeshme dhe lajmërojnë shenjat e para të plakjes. /Telegrafi/