Telegrafi

Rregulla të reja për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Angli

Me paraqitjen e versioneve të reja të coronavirusit  shumë vende kanë shtuar masat kufizuese.

Kjo ka prekur edhe sektorin e turizmit dhe udhëtimet nga shtetet tjera.

Rregulla të reja janë vendosur edhe për të gjitha ata që synojnë të udhëtojnë në Britani të Madhe.

Duke filluar nga data 30 nëntor, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë për në Angli duhet të bëjnë testin PCR dhe duhet të izolohen deri sa të pranojnë rezultatin negativ.

Ambasada e Kosovës në Londër njofton  se këto masa vlejnë edhe për ata të cilët janë plotësisht të vaksinuar.

Për më shumë informata në lidhje me këto masa, ju lutem shikojeni njoftimin zyrtar të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar./Telegrafi/