Prej themelimit të garës dhe sezonit të parë të vitit 1950, Ferrari është pjesë e Formula 1.
Marka më e njohur e “cirkut të shpejtë”, ka ndikuar në vendime të rëndësishme dhe aktualisht për shkak të një rregulle të tillë, italianët mund të lëvizin lëvizje krejtësisht të papritur dhe befasuese.
Presidenti i bolidit italian, Sergio Marchionne ka njoftuar se Ferrari mund të lërë Formula 1 nëse kushtet nuk përmirësohen deri në vitin 2020.
Përkatësisht, pronarët e rinj, kompania Liberte Media kanë në plan të zhvillojnë njësi të reja të energjisë nga viti 2020. Përveç kësaj, pronarët gjithashtu kanë një strategji rialokimi për të ndihmuar ekipet më të vogla.
“Liberte ka disa qëllime të mira, njëra prej të cilave është zvogëlimi i kostove, gjë që unë mendoj se është e mirë. Por me disa gjëra unë nuk pajtohem”, tha Marchionne.
Ferrari ka kontratë me Formula 1 deri në vitin 2020 dhe mundësia e braktisjes së duket mjaft realiste.
“Fakti është se do të ketë ndryshime në zhvillimin strategjik dhe ne po shohim se ky sport do të ndryshojë nga viti 2021 dhe kjo do të detyrojë Ferrarin të marrë disa vendime. Do ta bëjmë absolutisht të qartë se nëse nuk gjejmë zgjidhje, rezultatet e të cilave janë të dobishme për ruajtjen e markës dhe tregut, ne nuk do të marrim pjesë”, tha presidenti i Ferrarit.
Megjithatë, njeriu i parë i ekipit nga Maranelo ka zbutur pjesërisht mesazhin duke thënë se së pari duhet të shihen se cilat do të ishin rregullat e reja.
“Unë nuk dua të paragjykojë asgjë, ne do të shkojmë të martën në një takim me qëllimin më të mirë dhe do të shohim çfarë do të ndodh”, tha italiani.
Kujtojmë se garuesit e skuderisë italiane janë shpallur 16 herë kampion të botës, ku në 206 raste ka qenë në “Pole-Position”. /Telegrafi/