Telegrafi

Rregulla të ashpra për rrjetat “4G”

Në të vërtetë, në tregun amerikan operatorët rrjetat e veta po i quajnë rrjeta 4G, edhe pse ato teknikisht nuk janë të tilla, e secila nga ato ka karakteristika të ndryshme.

Sipas propozimit në fjalë, operatorët do të duhej të përkufizojnë shpejtësitë maksimale dhe minimale të bartjes së të dhënave që arrihen në rrjetat e tyre. Senatorët të cilët kanë propozuar ligjin mendojnë se shfrytëzuesit duhet të kenë mundësinë të llogarisin në shpejtësinë, qëndrueshmërinë e shërbimit dhe çmimin që e kanë nënshkruar në kontratë. Nëse operatorët mobil nuk mund ta përmbushin këtë, duhet ta bartin përgjegjësinë.

Së voni në AT&T kanë deklaruar se “janë duke punuar me Apple” për sa i përket futjes së shenjës “4G” në iPhone 4S derisa celulari të jetë i kyçur në shërbimin e tyre HSPA+ (e cila për nga përkufizimi nuk është rrjetë 4G). /Telegrafi/