Telegrafi

Rregulla të ashpra për borxhet e larta në BE

Siç njoftoi presidenti i Komisionit José Manuel Barroso dhe komisioneri për ekonominë Olli Rehn vendet anëtare duhet të llogarisin në të ardhmen me gjoba të ashpra në rast se shkelin rregullat për deficitin buxhetor.

Megjithatë disa nga vendet e BE-së shprehen kundër sanksioneve të ashpra. Kështu Franca, Italia dhe Spanja refuzojnë sanksionet automatike si shfuqizim politik.

Komisioni i BE-së ka reaguar kështu pas skandalit të borxhit publik të Greqisë dhe Spanjës dhe krizës së euros në pranverë të këtij viti. /Dw /Telegrafi/