Telegrafi

Rregulla për gjumë të shëndetshëm

A duhet të merren hapa? Jo, shumë më mirë është të zbulohet mekanizmi që shkakton
pagjumësinë dhe të luftohet kundër tij me anë të strategjisë "çudibërëse", të cilën ua
sugjerojmë:
– Zgjohuni dhe bini të flini në të njëjtën kohë, madje edhe gjatë ditëve të pushimit.
– Bëni çdo ditë ushtrime fizike, por asnjëherë pas orës shtatë në mbrëmje.
– Në dhomë të fjetjes nuk bën të jetë temperatura tepër e lartë.
– Mos bini të flini të uritur.
– Mos hani shumë në darkë, sidomos mos hani ushqim të yndyrshëm.
– Mos pini asgjë që përmban kofeinë pas orës katër pasdite.
– Kufizojeni numrin e cigareve dhe sasinë e alkoolit.
– Krevati duhet t’ju shërbejë vetëm për të fjetur dhe për të bërë dashuri, porse jo edhe
për të lexuar dhe për ta shikuar TV-në.
– Mos e shikoni orën kur t’ju dalë gjumi në pikë të natës.
– Mos flini gjatë ditës, madje as pas natës së pagjumë.

Këtyre këshillave, të cilat duhet të zbatohen, mund t’ua shtojmë edhe porositë që
vlejnë përherë:
* para se të bini në gjumë pini një gotë qumësht të ngrohtë (ngrohtësia
"e grish" gjakun në stomak i cili në këtë mënyrë relaksohet, por edhe për shkak se
qumështi përmban serotoninë e cili paraqet hipnotikun natyror)
* lajuni në ujë të ngrohtë para se të bini të flini, ia krijoni vetes (po edhe partnerit) mundësinë e disa çasteve të butësisë (nuk është e domosdoshme të ketë përherë seks), gjë që do të ndikojë në
sekrecionin e endorfinës – i cili e këndell organizmin. /Telegrafi/