Site icon Telegrafi

Rrëfyes për zgjedhje të gardërobës e cila i përshtatet secilës figurë

Eksperti i modës Bradley Bayou, i cili tashmë disa vite me sukses bashkëpunon me Oprah Winnfereyn, ka lozur me numrat në bazë të të cilëve ka krijuar teknikën për llogaritjen e formës së trupit

Në rrëfyesin i cili pason po ju prezantojmë 4 lloje të zakonshme të trupit femëror, ndërkaq nëse dëshironi që të merreni më hollësisht me këtë çështje, mund të shikoni rrëfyesin The Science of Sexy – Bradley Bayou, në të cilin janë prezantuar madje 48 lloje trupash femërorë dhe ka përshkruar cilat rroba të veshjeve janë më të mira për secilin tip të femrës.

Për të caktuar cilit tip i takoni, është e nevojshme që më parë të matni vëllimin e supeve, gjoksit, belit dhe kërdhokullave.

Kur ta matni trupin tuaj, mund të kaloni në hapin e ardhshëm, ai është përcaktimi se cilit tip trupi i takoni, transmeton Telegrafi.

1. Trekëndëshi i përkundërt

Nëse vëllimi i supeve dhe i gjoksit tuaj është së paku 5% më i madh se vëllimi i kërdhokullave, i takoni këtij tipi të femrave. Prandaj do të duhej të zgjidhni rrobat të cilat theksojnë belin.

Ju rrinë mirë edhe të gjitha modelet të cilat në kërdhokulla kanë shtojca në formë xhepash apo rripash, sepse në atë mënyrë supet tuaja do të duken më të ngushta.

2. Kënddrejtë

Formën kënddrejtë të trupit e keni nëse beli juaj është më i vogël se 25%, më i vogël se supet tuaja dhe gjoksi, dhe nëse kërdhokullat tuaja nuk janë më shumë se 5% më të vogla apo më të mëdha se supet dhe gjoksi.

Ju do të duhej të zgjidhnit gardërobën e cila do të theksojë kërdhokullat tuaja, sepse vetvetiu edhe beli do të duket më i ngushtë, derisa pjesa e sipërme e trupit do të jetë më e balancuar.

3. Trekëndësh

Tipit trekëndësh i takojnë femrat, vëllimi i kërdhokullave të të cilave është së paku 5% më i madh se vëllimi i supeve dhe i gjoksit. Prandaj me gardërobë do të duhej të theksoni pjesën e sipërme të trupit, ndërsa pjesën e poshtme do të duhej ta mbuloni.

Njëri ndër modelet i cili është sikur i krijuar për ju është fustani përkryer i cili në pjesën e sipërme është plotësisht i ngushtë ndërsa nga beli e poshtë më i gjerë.

4. Ora e rërës

Nëse beli juaj së paku 25% është më i vogël se supet dhe gjoksi, si edhe nga kërdhokullat, ndërkaq njëkohësisht dallimi në madhësi të vëllimit të supeve dhe kërdhokullave nuk është më i madh se 5%, keni figurë të orës së rërës.

Figurës suaj shkëlqyeshëm u rrinë shumë modele, ndërkaq më së miri u rinë ato të cilët në plan të parë theksojnë belin siç është për shembull kimono apo blejzeri me rrip rreth beli. /Telegrafi/

Exit mobile version