Nëna e Ledri Vulës, Xheraldina, ka rrëfyer disa sekrete të familjes së saj, pasionin për gatimin, por dhe të pathënat për Sarën dhe reperin e njohur – gjatë pjesëmarrjes në emisionin Pushime on Top që kishte udhëtuar në Brezovicë, në një shtëpi të veçantë me një familje të veçantë.
“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, super e lumtur për Sarën… Sara është një njeri fantastik. Është një njeri shumë i mirë… Unë e them nuk e di si duhet të duhet nusja, por di si duhet të duhet Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi… Më duket sikur Sara ka lind te ne”, ka thënë Xheri kur është pyetur për të dashur e Ledrit.
Më tej, gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Top Channel, ajo ka treguar se u njohën për herë të parë në Ulqin.
“Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë njëditore, jo vetëm Sara, por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq… të cilët filluan të thoshin është kjo shoqja e Ledrit dhe unë thashë do Zoti qenka ajo e dashura e Ledrit se është si pëllumb”, ka treguar mes tjerash.
Xheraldina ka treguar edhe një anë të panjohur për reperin duke thënë se atij nuk mund t’ia nxjerrësh fjalët po nuk deshi t’i thotë vet.