Site icon Telegrafi

Rrëfimi i turkut 19-vjeç, që mbijetoi për 63 orë nën rrënoja dhe regjistroi gjithçka me telefon

Nxënësi i shkollës së mesme Gurkan Ozturk, i cili u shpëtua nga një ndërtesë pesëkatëshe e shembur në qytetin turk Hatay, 63 orë pas tërmetit, ka regjistruar orët që ka kaluar nën rrënoja me celularin e tij, raporton Anadolu Agency.

19-vjeçari Ozturk ishte në shtëpinë e gjyshit të tij në Antakya, ku kishte shkuar për të studiuar, në momentin e tërmetit, më 6 shkurt, transmeton Telegrafi.

Për shkak të një tërmeti të fortë, ndërtesa u shemb, por jo edhe shtëpia e prindërve të tij, ku ndodheshin babai, nëna dhe vëllai.

Ozturk ka0 regjistruar me telefon momentet e kaluara në hapësirën e vogël që e lejoi të mbijetojë.

Lexo po ashtu Pamjet e malit shkaktuan sërish panik në Turqi, pas tërmetit u shfaq tym dhe më pas doli një substancë e lëngshme e zezë

Fjalët e para në video, në të cilën i dallohet vetëm dora dhe krahu në një hapësirë ​​të ngushtë të mbuluar me rrënoja, janë: “Më kapi një tërmet. Zoti më ndihmoftë, shpresoj të gjithë të jenë mirë. Nuk dua të vdesë i ri”.

“Miq, u bënë gati 40 minuta brenda, mendoj se arrita të bëj një boshllëk ku janë këmbët, gërmova me majë të dorës dhe e mbusha boshllëkun me gurë që të mos shembet. Ndjej ajrin e ftohte nga poshtë mendoj se kam bërë një vrimë nëpër të cilën mund të marr oksigjen. Te shohim a mund t’i mbijetojmë këtij tërmeti? Nëse i mbijetoj këtij tërmeti mendoj se do të vlerësoj gjërat në jetë më mirë. Ka ende shume njerëz për të dashuruar. Ju dua shumë të gjithëve, sidomos mamanë, babin, vëllezërit. Mos keni frikë, shpresoj të mos jeni të mërzitur. Nuk e di çfarë po ndodh atje jashtë, por shpresoj se nuk ka telashe të mëdha. Ndoshta është vetëm diçka me disa ndërtesa të vjetra”, tha Ozturk në momentet kur ndjeu pasgoditjet nën rrënoja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version