Telegrafi

Rrëfimi tronditës i vlonjates: Më përdhunuan 64 ushtarakë në bazën e “Bisht Pallës”

Programi “Historia ime” nën drejtimin e Mirela Milorit në TV Klan ka përcjellë ditën e sotme një histori të dhimbshme, shumë të rëndë dhe me një kalvar të gjatë vuajtjesh të një nëne 33-vjeçare.

Në studio, nëna e dy fëmijëve ka rrëfyer se vite më parë, ajo ishte viktimë e një përdhunimi, por nuk mbaron këtu sepse dhe e bija 12-vjeçare është ngacmuar seksualisht.

Ajo iku në moshë minorene nga Vlora dhe jetoi në Durrës. Dhe në vitin 2003 mbarë opinioni publik u shokua, kur 18-vjeçarja ra viktimë e një përdhunimi në bazën ushtarake të “Bisht Pallës”, nga 64 ushtarakët e Repartit Ushtarak Durrës.

Pas kësaj ngjarjeje ajo erdhi në Tiranë dhe në vitin 2006 ajo sjell në jetë një vajzë, fryt i një bashkëjetese që më pas përfundoi. Në pamundësi për ta mbajtur foshnjen, ajo e la në një qendër rezidenciale.

Vajza në moshën 6-vjeçare shkoi në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”. Nëna arriti të merrte kujdestarinë e të bijës në vitin 2019, kur vajza mbushi 12 vjeç. Por një tjetër dramë sapo nis, sepse vajza i rrëfen nënës se e kanë përdhunuar. Ngjarja u bë mediatike dhe çështja është ende nën hetim.

E ftuar në studio për të rrëfyer gjithçka që ka ndodhur përballë moderatores Milori, gruaja ka dashur të mbetet anonime dhe ka preferuar t’i thërrasin me emrin Xhoi./tvklan.al

Video