Site icon Telegrafi

Rrëfimi i “të zhdukurit” që 17 vjet qëndroi në Beograd për pension (Video)

Dhjetëra familje të personave të pagjetur kanë vërshuar në fshatin Zajm të Klinës për të kërkuar informacion për familjaret e tyre të cilët u zhdukën gjatë luftës. Pasi kthimi nga Serbia të Sejdi Thaçit u rritën shpresat e familjareve se të dashurit e tyre mund të jenë gjallë.

Por, siç mëson KTV, e vërteta e historisë së Sejdi Thaçit është e kundërt me atë që familjarët e tij raportuan një ditë më parë. Ai asnjëherë nuk u arrestua dhe nuk u zhduk nga forcat serbe, pavarësisht se emri i tij figuron në pllakën përkujtimore për të pagjeturit.

Thaçi, rreth 80 vjeçar, në një intervistë për KTV-në, ka thënë se në Beograd kishte shkuar për të rregulluar dokumentacionin për pension, për të cilin thotë se e ka gëzuar edhe një vjet e gjysmë pas aplikimit.

Për 17 vjet, ai ka rrëfyer se ka jetuar në Beograd si endacak deri në momentin kur një serb i ndihmoi që të vijë në Kosovë. Sejdiu ka thënë se gjatë këtyre viteve ka menduar se e gjithë familja i është vrarë dhe se Kosova ishte shkatërruar.

Exit mobile version