I mbijetuari i Masakrës së Reçakut, Albert Imeri, ka rrëfyer historinë e tij së si ka mbijetuar nga forcat serbe.
Imeri tregon së atëbotë ishte vetëm 16 vjeç kur serbët e kishin nxjerrë jashtë një strehimoreje për ta vrarë më vonë.
Ai tregon se ishte fshehur nga sytë e armikut duke u fshehur mbrapa grave, derisa burrat i kishin nxjerrë jashtë dhe më pas i kishin ekzekutuar shumicën prej tyre.
“Më 15 janar kanë filluar luftimet, dhe ne jemi strehuar të shtëpia Sadik Osmanit. Aty kemi qëndruar rreth 30 persona. Aty kemi qëndruar nën zhurmën e gjuajtjeve. Pasi janë vrarë dëshmorët që kanë qenë në mbrojte të civilëve, kanë ardhur serbet dhe na kanë nda burra dhe gra. Unë kam qenë vetëm 16 vjeç, kur ka dal para shtëpisë, dhe i kamë parë civilët të tjerë që po rriheshin nga serbet, dhe në ato momente jam kthyer prapa ku kanë qëndruar gratë. Për fat të mirë nuk më kanë vërejt që jam kthyer, dhe jam fshehur. Ata i kanë marrë dhe i kanë dërguar të lugina ku i kanë masakruar”, ka treguar Imeri në RTV Dukagjini.
Imeri shtoi së pas disa momenteve, ata persona janë masakruar nga forcat serbe .
Ai gjithashtu ka treguar rastin, ku forcat serbe kanë vrarë një të moshuar, dhe e kanë marrë trupin e saj dhe deri më tash trupi i saj është i zhdukur.
Imeri tregoi rastin kur sheh një të moshuar, i cili ishte i masakruar nga forcat serbe, të cilit ia kishin nxjerrë sytë paramilitarët serbë dhe aty pranë trupit të vdekur kishte qëndruar, Imer, rreth 30 minuta, e pastaj e ka bartur brenda shtëpisë, për t’ia ruajtur trupin nga qentë./RTV Dukagjini/