Site icon Telegrafi

Rrëfimi i të afërmve të familjes Cakoni, që i humbi 7 anëtarë: Si i gjetëm nën rrënoja

Familja Cakoni në Thumanë ka humbur 7 anëtarë të familjes nga tërmeti shkatërrimtar që tronditi vendin më datë 26 nëntor.

Të afërmit që i kanë mbijetuar tragjedisë thanë se kjo ishte një ngjarje shokuese për ta, kurse kanë përshkruar momentet dramatike.

Gjyshja e familjes thotë se ka ikur dhe kur është kthyer ka gjetur rrëmujë vendin.

“Ishte shkatërruar gjithçka. Nuk e kam kuptuar më se ku jam. Nusja është në spital. Unë kam humbur vajzën e parë, djalin e gocës, goca e gocës, nusja e djalit, djali i gocës, kishte ditëlindjen, djali im 44 vjeç, goca e djalit 15 vjeçe. Kam gjallë nusen e djalit që i ka vdekur burri me dy fëmijë. Kam një djalë në Itali, e kam në burg. Ma mbajnë atje, duan lekë, lekë nuk kam. Ka 15 vjet që nuk e kam parë djalin”, tregon ajo, në një prononcim për “News 24”  .

Vëllai i madh i familjes ende nuk mund ta besojë tragjedinë.

“Isha larg, pas 6 orësh kam ardhur. Një motër ma tha. Unë shikoja ku është hyrja, se nuk ishte më, ishte zhdukur fare, nuk di si ta përshkruaj atë moment të trishtë. Këto nga fukarallëku janë futur brenda. Unë se di sesi jam gjallë”, thotë ai. /bw/

Për të parë videon kliko KËTU

Exit mobile version