Në Zvicër çdo vit mbahet Royal Arena Festival, festivali më i madh i hip hopit në Evropë.
Ky festival çdo vit mbledh mijëra adhurues anë e mbanë Evropës, me performanca të yjeve të mëdha amerikane.
Gjithnjë aty ëshë edhe shqiptari me ekspertizë për t’i shoqëruar yjet e mëdha botërore, Nexhat Morina, i cili punon dhe vepron prej vitesh në Zvicër.
Së fundmi në Royal Arena Festival performoi edhe French Montana, një gjë që ndodhi për herë të parë pas hiteve të tij si “Unforgettable” dhe albumi “Jungle Rules”.
Morina tregon për Telegrafin prapaskenat e takimit nga French Montana dhe detajet ekskluzive.
“Është viti i nëntë që punoj në Royal Arena Festival deri tani kam takuar thua se të gjithë artistët e zhanrit hip hop. Kësaj radhe kam shoqëruar French Montanën dhe Cypress Hill e shumë të tjerë. Ishte shumë kënaqësi si çdo vit tjetër, sepse Royal Arena është i vetmi festival që ka të bëjë me kulturën e hip hopit, me grafiti Bboy the Beatle, etj”.
“Është hera e gjashtë që kemi punuar me Cypress Hill, por është hera e aprë që kemi punuar me French Montanën. Kur udhëtuam drejt aeroportit të Zurichut, French Montana erdhi me aeroplan privat ku ishin 11 persona. Menaxheri i rrugës i tij, dy pjestarë të sigurimit, ndihmës lokalisti, dy femra që i bënin masazh dhe vëllai i vogël e tij e disa shokë të tjerë”, tregon anëtari i Mos Music Entertainment.
Morina tregon se si e pyeti French Montana për gjuhën shqipe dhe për Kosovën. Ai ka pranuar se e njeh Dafina Zeqirin dhe se njeh shumë shqiptarë në Bronx të Neë Yorkut.
“Fjalën e parë kur u takuan më pyeti çfarë gjuhe flitet në qytetin ku do të peformoj. I thashë se aty flitet gjuha jermane dhe frënge. Vazhduam rrugën dhe kur arritëm e pyeta për ushqimin. Më kërkoi sushi japonez, dy shishe Cavalli, një shishe shampanjë Moet. Më vonë më pyeti se çfarë nacionaliteti jam unë dhe i tregova se jam shqiptar. U buzëqesh dhe më pyeti nëse e njoh Dafina Zeqirin. I thash se e njoh dhe se e kam motër. Ai më ktheu përgjigjen duke më thënë se nëse Dafina është motra ime e madhe, atëherë është motra e tij e vogël”.
“Më tregoi se njeh shumë shqiptarë në Bronx dhe në Brooklyn. Më tha që në këtë vit ka pasur të performojë diku në Kosovë, por nuk kishte kohë nga se ishte i zënë me albumin dhe festivale në Kroaci, Zvicër e kështu me radhë”, tregon Morina për Telegrafin.
Montana si një merakli i madh pas femrave, i kërkoi shqiptarit i angazhuar për ta shoqëruar atë që t’ia sjellë edhe disa femra, por ky Morina ia tërhoqi vërejtjen për një vonesë të mundshme të performancës.
“Para se të performonte më tha të lutem nëse mundesh të më sjellësh disa femra këtu. Dua të bëj festë dhe kënaqësi, e unë ja ktheva se jemi me vonese 20 minuta. Duhet të ngjitemi në skenë e të nisim performancën sepse pas orës 2 duhet të ulim zërin. Ai më tha se po ngjitet që të ndezë atmosferën dhe pas 10 minutash e bëri këtë duke mos u ndalur për 45 minuta”, përfundoi Morina rrëfimin e tij për Telegrafin.
French Montana pritet të publikojë më 25 shtator projektin e ri me Era Istrefin, një duet që pritet të jetë hit botëror.
Nga ana tjetër Morina ishte ai që shoqëroi po ashtu të gjithë superyjet botërore që performuan në vendin tonë. /Telegrafi/