Site icon Telegrafi

Rrëfimi i shqiptarëve nga Kosova, që i shpëtuan terrorit në Aeroportin e Brukselit: Sot jemi belgë, me Nënën Belgjikë (Video)

Dy vëllezër shqiptarë me origjinë nga Kosova, që punojnë në Aeroportin Zaventem, i kanë shpëtuar sulmeve terroriste.

“Isha 50 metra afër. Shumë zor ishte në ato momente me gjet fjalët e mira me i thënë prindërve mos kini frikë, se ne jemi këtu për ju. I kam marrë kolegët e mi dhe iu thashë shkojmë se ka atentat”, ka rrëfyer Liridon Avdiaj.

Edhe pse ndjenja e përkatësisë së origjinës shqiptare është e fortë, Liridoni dhe Valoni këto ditë të vështira e ndiejnë më shumë vetën belg.

“Në Belgjikë jetoj, kam arsim në Belgjikë, nëna Belgjikë më ka dhënë krejt… nëse nuk ndjehem belg sot, nuk ndjehem kurrë”, thotë Valon Avdiaj.

Në qendër të Brukselit, të rinj dhe shumë qytetarë janë mbledhur në shenjë solidariteti, kundër terrorizmit, për t’i dhënë mbështetje njëri – tjetrit, pasi jeta vazhdon. /Klan/

Exit mobile version