Telegrafi

Rrëfimi shokues i vrasëses meksikane: Kam bërë seks me kufoma pa kokë dhe kam pirë gjakun e tyre (Foto)

Vrasësja meksikane super seksi, ka pranuar publikisht se ka pasur marrëdhënie seksuale me trupa pa kokë, derisa ka pirë gjakun e tyre dhe është larë në të.

Këtë rrëfim shokues, gruaja me pamje engjëllore me emrin Juana por që njihet me nofkën “La Peque” ose “Littleun”, e ka bërë nga qelia e burgut Baja të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.

E burgosur për krime tronditëse brenda kartelit Zetas të Meksikës, 28-vjeçarja ka treguar arsyen çfarë e kishte shndërruar në një person të dhunshëm.

“Qysh kur isha e vogël kam qenë rebele, kurse me kalimin e kohës u bëra e varur nga droga dhe alkooli”, ka deklaruar ajo.

E lindur në shtetin Hidalgo afërt Meksiko City, Juana thotë se kishte sjellë në jetë një fëmijë kur ishte 15 vjeçe, që e kishte me “mentorin e saj” 20 vite më të vjetër.

Lexo po ashtu Bota e njeh si njërin prej njerëzve më të këqij që kanë jetuar, por bëri të paimagjinueshmen për vajzën e tij

Por në vend se t’i përkushtohej fëmijës, ajo në adoleshencë u bë prostitutë në rrugët e Meksikës ku çdo natë ndodhnin krime të ndryshme.

Ajo më vonë u shndërrua në “haconeo” – spiune për bandat e drogës, të cilët janë të ngarkuar të merren me informacionet rreth policisë dhe patrullave të ushtrisë.

Juana ka pranuar se nëse do të bënte ndonjë gabim, bosët e saj do ta mbanin të lidhur për javë të tëra si dënim për neglizhencë, duke i dhënë ushqim një herë në ditë sa për ta mbajtur gjallë, transmeton Telegrafi.

Gjatë kohës sa ishte pjesë e kartelit meksikan, ajo për herë të parë kishte parë dhunë shokuese, kur koka e një burri u shkatërrua tërësisht në momentin që është goditur me një topuz të kohës së mesjetës.

“Më kujtohet si sot kur e pashë atë skenë të tmerrshme, dhe nuk mund të pajtohesha me faktin se pse ai burrë përfundoi në këtë mënyrë. Ka pasur raste kur kam shpëlarë veten me gjak të viktimave të cilëve edhe shpesh ua pija gjakun sikur të ishte një gotë verë ”, tha ajo.

Sipas medieve meksikane, ish-anëtarja e narko-kartelëve kishte “bërë seks me kufomat pa koka”. /Telegrafi/