Një polic i ri amerikan me perspektivë i njohur si Ryan, ka kaluar dy muaj në një mision të fshehtë brenda një burgu në Indiana. Bëhet fjalë për dokumentarin “A&E” të “60 days in”.
Gjatë një interviste dhënë “Business Insider”, Ryan ka pranuar se si dhuna brenda burgut ndihmon në ruajtjen e kontrollit dhe balancimin e pushtetit, transmeton Telegrafi.
Dhuna është përgjigje për çdo mosbindje brenda burgut, kurse anëtarët e klanit njëri-tjetrit i dalin në mbrojtje.
Pasi një i burgosur futet në burg, vlerësohet se sa i “fuqishëm” është, më saktë se si do të reagojë nëse diçka i vidhet, apo nëse dikush e sulmon. Ata që nuk mbrohen kalojnë më së keqi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ieQl7L2v3Fk