BBC News transmeton një video ku rrëfehet historia e Nicholasit një djaloshi 8-vjeçar i cili është i ulur në një sallon bukurie për t’u dukur si vajzë megjithëse në të vërtetë është djalë.
“Dukesh shumë bukur” , e komplimentin parukierja.
“Mendja ime është e ndarë. Gjysma më thotë diçka dhe gjysma tjetër të kundërtën. Ana e majtë më thotë të bëhem djalë ndërsa e djathta më shtyn të jem vajzë. Nuk di kë të zgjedh”, shprehet Nicholas.
“Kë mendon se do zgjedhësh për momentin”, e pyet parukierja.
“Të jem vajzë”, i përgjigjet ai.
Ai shkoi në shtator për herë të parë i veshur si vajzë. Emri i tij i vërtetë është Nicholas por shokët e klasës thërrasin Amber.
“Amberi po jetonte një gënjeshtër. Ai po luante pjesën e të qenurit djalë. Rolin që kopjoi nga vëllezërit e tij”, shpjegon një psikologe.
Në fillim, vëllezërit e tij e patën shumë të vështirë ta pranonin ndryshimin, transmeton tvklan.
“Kur ajo shprehu dëshirën se donte ta kishte emrin Amber, kjo më theu nga brenda. U ndjeva shumë i trishtuar”, shprehet një nga vëllezërit e tij.
Por ata tashmë e mbështesin këtë vendim dhe ai shprehet se nuk është shumë vonë që të vendosë të jetë vajzë sepse kjo është ajo që ajo do.
Në emision është ftuar mamaja e Amberit, Rebbecca, e cila merret në pyetje nga prezantuesja e emisionit për jetën e djalit.