Gjatë qëndrimit në Kanada, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga homologia e tij, Guvernatorja e Përgjithshme e Kanadasë, Julie Payette, e cila i ka treguar Thaçit një histori interesante gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Shefja e shtetit të Kanadasë, Guvernatorja e Përgjithshme, Julie Payette, ka treguar se në vitin 1999 kur në Kosovë kishte luftë, ajo ka punuar si astronaute dhe e ka fotografuar Kosovën nga hapësira.
“Nga lartë shihet vetëm globi, por jo edhe kufijtë“, ka theksuar ajo. /Telegrafi/