Telegrafi

Rrëfimi rrëqethës: Më përdhunuan deri sa më ra të fikët (Foto)

Këto dy femra janë nderuar me çmimin për të drejtat e njeriut “Sakharov”. Ato janë dy ish skllave seksi.

Lamiya Aji Bashar, 18 vjeç dhe Nadia Murad, 23 vjeç, kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar.

“Na rrihnin dhe përdhunonin deri sa na binte të fikët”, tregon adoleshentja Bashar.

Femrat Yazidi kanë qenë burim financiar për ISIS pasi për shkak të bukurisë fizike sillnin përfitime të mëdha monetare për ta.

Ato nxirreshin në ankande dhe i shiteshin ofruesit më të lartë, transmeton tema.

Disa mijëra femra raportohet të kenë qenë skllave seksi të ISIS, teksa ende ka femra të mbajtura peng pavarësisht se një pjesë kanë mundur të arratisen.