E përditshmja britanike “Independent”, ka botuar detajet e kërkesave për dëmshpërblimin e anglezit Harold le Drijens, pasi që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mbijetoi tri kampeve të përqendrimit. Nga të gjitha këto kampe, sipas tij më i keqi ishte “Bergen Belsen”.
“Në mesin e të burgosurve mbizotëronte ligji i xhunglës. Gjatë ditës ose e ke vrarë dikë ose të ka vrarë dikush, kurse gjatë natës kanibalizmi ishte prezent kudo, pasi njerëzit ishin aq shumë të uritur sa nuk hezitonin të hanin njëri-tjetrin”, ka deklaruar ai, transmeton Telegrafi.
Ai ishte arrestuar pasi kishte ndihmuar motrën e tij, e cila ishte përkujdesur për një të burgosur rus i cili ishte arratisur nga gjermanët, dhe për shkak të mos bashkëpunimit me autoritetet gjermane pushtuese. /Telegrafi/