Site icon Telegrafi

Rrëfimi rrëqethës i gruas që i shpëtoi kthetrave të ISIS-it: Më kanë përdhunuar për një muaj në prani të fëmijëve të mi (Foto/Video)

Dëshmitë e grave që kanë përjetuar skllavërinë seksuale të horrorit të ISIS-it, pavarësisht faktit se janë myslimane suite sikurse torturuesit e tyre, ato kanë folur në detaje për dhunën e pabesueshme që e aplikonin xhihadistët ndaj tyre.

Keqtrajtimet e grave Yazidi në Irak dhe Siri tashmë janë dokumentuar gjerësisht, megjithatë, sipas raporteve të Human Rights Watch (HRW), janë shfaqur prova dhe dëshmitarë nga radhët e grave suite të cilat gjithashtu ishin skllave seksi, transmeton Telegrafi.

Organizata terroriste Shteti Islamik që kishte shpallur kalifatin në Siri në qershor të vitit 2014, ka bërë të ditur se shteti i tyre është i bazuar në islamin sunit që është praktikuar nga Profeti Muhamet, por HRW tani ka prova se anëtarët e ISIS-it kishin arrestuar, rrahur, dhe me dhunë i kishin martuar dhe përdhunuar gratë sunite që kishin ikur nga qyteti i Havijah që ishte shkatërruar nga lufta.

Një nga ato edhe Hanan 26-vjeç, bashkëshorti i të cilës kishte ikur nga qyteti i Okupuar Havijah, kurse ajo ishte arrestuar nga xhihadistët e ISIS-it së bashku me 50 gra tjera, të cilat gjithashtu kanë tentuar të ikin nga vdekja e sigurt në prill të vitit 2016.

“Ata më thanë se jam mashtruese pasi që i kishte ikur burri dhe se duhet të martohet me një xhihadist. Natyrisht se kam refuzuar dhe u thash të më vrasin, por ata më lidhën sytë, më rrahën me kabllo të rrymës dhe më përdhunuan. Njëri prej tyre më ka përdhunuar për një muaj rresht dhe atë në prani të fëmijëve të mi”, ka shtuar Hanan.

“Vajza ime ka probleme shëndetësore dhe për fat të mirë nuk e dinë saktë për çfarë kishte marrë pjesë në këto tmerre, por djali im i madh është i vetëdijshëm për gjithçka dhe shpesh më pyet për atë çfarë më kanë bërë militantët e ISIS-it”, shpjegon me lot në sy Hanan.

Sipas saj ishte babai ai që e gjeti dhe i luti ushtarët e Shtetit Islamik që ta lirojnë, por edhe ky plan nuk kishte funksionuar, por për fat të mirë arriti t’iu ikë në janar të këtij viti në qytetin Kirikuk.

Gruaja tjetër, Favzija 45-vjeçe tregon se si burri i saj është detyruar të ikë në mënyrë që të mos i shërbente ISIS-it si spiun. Ajo ka pranuar se si militantët e ISIS-it sillnin në shtëpinë e saj vajza të moshës 15 deri në 16 vjeç, të cilat më pas i përdhunonin. /Telegrafi/

Exit mobile version