Site icon Telegrafi

Rrëfimi rrëqethës i gruas, që në moshën 12-vjeçare kishte mbetur shtatzënë dhe familjarët e kishin lënë të vdes (Foto)

“Kam dëgjuar për vajzat tjera që janë dërguar në ishullin e dënimit, por kjo ka qenë para shumë vitesh. Kam dëgjuar që nëse ndonjë vajzë mbetet shtatzënë, do ta dërgojnë atje”, këto janë fjalët e para të Mauda e cila ka rrëfyer tmerrin që e kishte përjetuar.

Nëse ju marrin nga shtëpia dhe ju dërgojnë me anije në ishullin e dënimit ku askush tjetër nuk është përveç jush, a nuk do të ishit frikësuar edhe ju? Pikërisht këtë e ka përjetuar Mauda Kjitaragabirve nga familjarët e saj, vetëm pse kishte mbetur shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Mauda është dashur të vdes në ishullin e vogël në liqenin Bunjonji në pjesën jugperëndimore të Ugandës, ku asokohe ajo ishte vetëm 12-vjeçe.

“Kam dëgjuar për vajzat tjera që janë dërguar në ishullin e dënimit, por kjo ka qenë para shumë vitesh. Kam dëgjuar që nëse ndonjë vajzë mbetet shtatzënë, do ta dërgojnë atje. Më dukej vetja thuajse satani më kishte prekur dhe kisha mbetur shtatzënë, dhe për këtë më kishin dërguar atje”, ka deklaruar Mauda.

Vajza e pamartuar që mbetet shtatzënë, në këtë pjesë të botës nuk konsiderohet më si femër e denjë për ta marrë për grua. Humbja e virgjërisë nënkupton që vajza në këtë vend nuk ka kurrfarë vlere për familjen.

“I kam kaluar katër netë në këtë ishull dhe isha tmerrësisht e uritur. Vdisja, ndërsa shtatzënia ishte në fazën e parë, dhe ende pa arritur atje humba fëmijën”, ka shtuar Mauda duke mos mundur të ndal lotët.

Por është interesant fakti se si të gjithë meshkujt e kësaj zone që nuk arrinin të gjenin një vajzë të virgjër, vizitonin këtë ishull për ta gjetur një grua me të cilën do të kalonte jetën.

“Falë zotit, një ditë erdhi një burrë, ishte peshkatar i cili më tha se do të më dërgojë në shtëpinë e tij. Në fillim isha skeptike për këtë. E pyesja nëse po tenton të më mashtrojë që të më hedh në liqen. Por ai më thoshte: “Jo, po të dërgojë në shtëpi”. Dhe më duhet të pranojë që më ka dërguar”, kujton momentin rrëqethëse kjo grua.

Kështu Mauda jetoi me bashkëshortin e saj deri në vdekjen e tij në vitin 2001, duke krijuar familjen e tyre ku si fryt i dashurisë sollën në jetë gjashtë fëmijë.

“Ai vërtetë më donte dhe kujdesej për mua. Më thoshte: “Të kam marrë nga egërsirat dhe nuk do të lejoj të vuash”, ka përfunduar rrëfimin Mauda. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version