Site icon Telegrafi

Rrëfimi rrëqethës i gruas që mposhti kancerin

Në emisionin “Kojshia Show”  është rrëfyer Arnisa Osmani, e cila ka mposhtur kancerin.

Ajo thotë se sëmundjen e ka zbuluar rastësisht.

“Atë vit kam qenë shumë e lodhur. Imunitetin e kam pasur shumë të dobësuar. Gjatë verës kam pasur edhe dhimbje të shpinës që nuk e kam ditur që është simptomë e kancerit. Në shtator kam qenë në kontroll ku paraprakisht vet e kam vërejtur një gjëndër të palëvizshme në gjirin e majtë. Kisha dëgjuar se ato gjëndra që lëvizin nuk janë të rrezikshme, derisa nëse nuk lëviz paraqesin rrezik”, rrëfen pacientja.

“Filloi të më kap paniku edhe pse çdo gjashtë muaj kam pasur kontrolle të organeve tjera po atyre të gjinjve. Për këto arsye ndoshta edhe më lehtë i kam kaluar edhe terapitë. Me ndihmën e të gjithëve në QKUK dhe me ndihmën e doktor Ilir Kurtishit unë sot jam në mesin tuaj”.

Arnisa thotë se vet fjalë kancer është mjaft e rëndë.

“Vetëm kur më është thënë se ke një gjëndër të keqe unë jam shokuar. Kam parë edhe reagimin e mjekes. E kam pyetur “çfarë kam”. Më ka thënë “e ke një gjëndër të keqe”. Më kanë shkuar dy lot dhe s’kam pasur çfarë të bëjë”.

Ajo thotë se që nga dita e nesërme ka filluar kontrollet dhe terapitë.

“Njëra prej gjërave më tragjike ka qenë kur jam future në banjo dhe flokët me kanë mbetur në duar. Më tragjike ishte edhe kur e largon fashën dhe e shoh që nuk e ke as gjirin”.

Arnisa rekomandon të gjithë të prekurit me kancer që të qëndrojnë vetëm me njerëz që reflektojnë pozitivitet./Telegrafi/

Exit mobile version