Telegrafi

Rrëfimi rrëqethës i familjes peruane: Kukullën që e kemi në shtëpi, lëshon tinguj të çuditshëm dhe na lëndon në gjumë (Foto)

Familja Nunez nga qyteza peruane El Kalaoa, pretendon se kukulla me sy të kaltër Sarita, gjatë natës lëshon tinguj rrëqethës dhe sulmon fëmijët derisa janë në gjumë, gjë që dëshmojnë gërvishtjet bizare nëpër trupin e tyre.

Gjëra të çuditshme filluan të ndodhin shtatë vite më parë, kur Ivona nëna e tre fëmijëve, mori si dhuratë kukullën nga një afërme që u zhvendos në një pjesë tjetër të qytezës, transmeton Telegrafi.

Ivona ka deklaruar për mediat lokale, se kukullën e kishte mbajtur në dollap, megjithatë çdo mëngjes ajo gjendej në një pjesë tjetër të shtëpisë ose shpesh përfundonte në krevatin e dhomës së pritjes.

Sven 18-vjeç thotë se pothuajse që kur kjo kukull është futur në shtëpinë e tyre, ata çdo mëngjes janë zgjuar me mavijosje dhe gërvishtje nëpër gjithë trupin.

Motra e tij Angie, pretendon se shpesh dëgjon tinguj rrëqethës që vijnë nga kukulla që ngjasojnë me lutje në gjuhën latine. Por, pas dëshmive të tyre rrëqethëse, kukulla shpejt u bë e famshme me nofkën “Anabela peruane”, sipas kukullës më famëkeqe në botë.

Kjo familje ka vendosur të kërkojë ndihmë nga parapsikologu i cili gjatë ritualit të pastrimit të shtëpisë nga shpirtrat e këtij, në njërën prej dhomave ka zbuluar prezencën e shpirtit të një femre misterioze e cila shumë vite më parë kishte jetuar në të njëjtën shtëpi, dhe që ia kishte marrë vetës jetën në të njëjtin vend.

Në ndihmë familjes Nunez u kanë dalë edhe hulumtuesit e veprimeve paranormale të cilët kanë zbuluar se brenda kësaj kukulle fshihet një fuqi e ligë që ka për qëllim t’i bëjë keq kësaj familje. /Telegrafi/