Janë rritur rastet e viktimave të lojës “Balena Blu” që po përhapet me shpejtësi në Shqipëri.
Të gjitha rastet janë kapur në kohë dhe të rinjtë nuk kanë arritur deri në nivelin e fundit të lojës që është ai që i detyron t’i japin fund jetës së tyre.
Një tjetër 14-vjeçare nga qyteti i Fierit ka rënë viktimë e kësaj loje dhe rasti i saj e ka treguar shoqja e ngushtë.
Ajo rrëfen sesi shoqja e saj kishte ndryshuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe provat që kishte rënë pre e kësaj loje, duke lënduar veten, ia gjetën në telefonin e saj.
Letra e plotë e vajzës nga Fieri:
“Pershendetje! Ju bejme me dije nje rast tjeter i ‘balenes blu’. Shoqja ime 14 vjeçare nga Fieri , ka arritur ne nivelin e 28. Ne rrethin ton te shoqeris kemi hasur disa ndryshime tek ajo, te cilat nuk i kemi verejtur me perpara. Nje bisedim me familjen e saj na ka konfirmuar qe dicka nuk shkon me ate. Pershembull mbyllja ne vetvete, veshja e bluzeve te gjata, dite te tera me mos deshir per te ngren, pagjumesia etj.
Meraku per shoqen ton shtohej cdo dit dhe me shum. gjendja perkeqsohej dhe me shum. Gjendja e saj psikologjike shkonte keq dhe mkeq… Rrjetet e saj sociale te mbushura me video depressionuese…
Tani gjithcka eshte mir, e bindem te bisedoj me nje psikologe e cila per fat tmir e bindi gjithashtu te linte ate loj, pasi nuk ja vlente te humbiste jeten e saj.. Te binte pre e nje loje.. Jemi duke u munduar te kthejme jeten e saj ne normalitet” (sic.), i ka shkruar vajza redaksisë ‘JOQ’.