Granit Shatri është një psikolog i cili punon në një burg prej disa vitesh. Ai ka kaluar si udhëheqës i njësisë shëndetësore në burgun më të madh në vend, për të përfunduar tani si koordinator i shëndetit mendor në burgjet e Kosovës dhe si psikoterapist në njërën nga ambulantat e para dhe të vetme të psikologjisë klinike në Kosovë.
Shatri, në një intervistë për emisionin “PasDite” në RTV Dukagjini ka rrëfyer eksperiencën e tij me komunitetin që jetojnë brenda burgjeve.
“Kur të krijohet mundësia të përballesh me persona të tillë, që drejtësia ka vendosur t’i privoj nga liria, sfida më e madhe është të largojmë paragjykimet nga ta, që i ka krijuar shoqëria”.
Shatri ka thënë se të jesh psikolog për të burgosurit është një përgjegjësi e madhe, pasi ata i kanë varur shpresat te ti dhe t’i mund të dëgjon rrëfime nga ta që askush nuk ka mundur t’i dëgjojë.
Psikologu tregon se në fillim koncepti i burgut ka qenë që të burgosurit të izolohen dhe të privohen nga liria, por me kalimin e kohës gjërat kanë ndryshuar dhe të burgosurit duhet të trajtohen në burgje dhe të risocializohen.
“Ekziston një periudhë kohore prej 30-45 minutash për të vlerësuar gjendjen e një të burgosuri”.
Shatri tregon një rast personal kur 17 seanca me të burgosurin kishin shkuar shumë mirë, ndërsa në seancën e 18-të ai thotë se për shkak të kondicionit të tij personal i ka rrëshqitur një buzëqeshje që kishte irrituar të burgosurin duke shkatërruar progresin.
Psikologu tregon më tej se ka të burgosur që mundohen të “përdorin” psikologun për të arritur disa benificione teknike që kanë të bëjnë më vizitat familjare, por sipas tij ka edhe prej tyre që e përfitojnë me të vërtet nga psikologu.
Ai ka thënë se roli i psikologut është shumë i rëndësishëm, pasi edhe në amnistitë që bënë presidenti apo ulje të dënimeve që u bëhen atyre, merret parasysh edhe roli i psikologut./Telegrafi/