Telegrafi

Rrëfimi prekës i Sharon Stone, thotë se ka humbur nëntë fëmijë për shkak të abortit

Sharon Stone (Foto: AP)

Sharon Stone në një rrëfim të ri ka zbuluar se ka humbur nëntë fëmijë nga abortet që ka pësuar ndër vite.

64-vjeçarja – e cila është nënë e tre djemve përmes birësimit – këmbëngul se gratë duhet të mendojnë se humbja e një fëmije është ‘diçka për të përballuar vetëm dhe fshehurazi, një lloj ndjesie dështimi”.

Ylli i “Basic Instinct” shton se kushdo që ka pësuar një abort kërkon “dhembshuri, ndjeshmëri dhe shërim”.

Sharon Stone (Foto: EPA/Sebastian Nogier)

Në një koment në llogarinë e People në Instagram, ajo shkroi: “Ne si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur nëntë fëmijë nga abortet”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sharon Stone

“Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi bërë të ndiejmë se është diçka për të përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi. Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm për të cilin kemi nevojë”.

Sharon Stone (Foto: Getty Images)

“Shëndeti dhe mirëqenia e femrës, e lënë në kujdesin e ideologjisë mashkullore, në rastin më të mirë është bërë e dobët, në fakt injorante dhe në përpjekje të dhunshme shtypëse”, vazhdon ajo.

Biondja ka tre fëmijë tani: Roan, 22-vjeçar, Laird, 17-vjeçar dhe Quinn, 16-vjeçar. /Telegrafi/

Sharon Stone (Foto: Getty Images)